Një magjistar i kohrave moderne, Balthazar Blake rekruton një djalosh të zakonshëm që ta ndihmojë në mbrojtjen e qytetit të New York nga kundërshtari i tij, Maxim Horvath.
Ky film ka në qëndër të tij aventurat e Aang, një Avatari të ri, të cilit i duhet të lëjë menjanë fëmijërinë dhe të ndalojë Mbretërinë e Zjarrit që të pushtojë dhe të dominojë mbi mbretëritë e Ujit, Tokës dhe Ajrit.
Në “Eclipse”, Bella është sërish e rrethuar nga rreziku dhe një vampire e tmerrshme e kërkon për ta vrarë. Ndërkohë, ajo detyrohet të zgjedhë ndërmjet dashurisë së saj për Eduart dhe shoqërisë së saj me Xheikob, duke ditur që vendimi i saj mund të jetë shkëndija e dyluftimit shekullor ndërmjet vampirëve dhe njerëzve ujq.
Në Londër, trupa e Doctor Parnassus i premton publikut një udhëtim në “Imaginarium”, një botë imagjinare të komanduar nga mendja e Doctor Parnassus ku ëndrrat bëhen realitet. Ndërkohe D. Parnassus do të vendosë një bast me djallin dhe nëqoftëse nuk do ta fitojë atëherë ai do ta humbë të bijën, Valentinën.
Ky film bazohet në lojën e famshme ku princi Dastan do të bashkohet me princeshën kokëfortë Tamina, për të ndaluar Nizamin të hapë Rërën e Kohës dhe të shkatërrojë botën.